E diplomuar në Biologji me nota të larta, e apasionuar pas televizionit ku edhe e ka provuar veten, por dashuria më e madhe për Olimpia Smajlajn mbetet muzika.
E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Olimpia tregon për një rikthim të sajin, por tashmë në rolin e një këngëtareje të mirëfilltë. Fokusi i saj kryesor është muzika pa të cilën ajo nuk bën dot, ashtu siç do edhe shkencën, madje ka gjetur një urë të përbashkët për këto të dyja: integrimin e shkencës në artin e saj.
Tashmë, ajo ka lançuar këngën e saj, më 19 Qershor, të titulluar “BB Wine”, për të cilën tregon se çfarë qëndron pas filozofisë së saj.
Rudina Magjistari: Çfarë do të thotë “BB Wine”?
Olimpia Smajlaj: “BB Wine” në këtë rast është thjesht një simbol i gjithë asaj ndjesisë dhe gjendjes që kam dashur të krijoj unë me këngën time edhe me anën vizuale përmes klipit. Nuk është një person, nuk i drejtohet me se s’bën një individi, mund t’i drejtohet edhe një individi, por mund t’i drejtohet edhe thjesht ndjesisë që duhet të përcjellë kënga.
Rudina Magjistari: Pra, ti në këngë thua “baby”? “Wine” është pija, vera, pse vera?
Olimpia Smajlaj: Sepse është një nga pijet e mia të preferuara.
Rudina Magjistari: Vera e kuqe apo e bardhë?
Olimpia Smajlaj: E kuqja. E bardha vetëm me peshk./tvklan.al