Franca do të tërhiqet nga marrëveshja me Britaninë e Madhe për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm, njoftuan burimet për BBC. Ky vendim vjen pas trazirave në politikën franceze, duke dëmtuar planin e kryeministrit britanik Keir Starmer për emigracionin.

Ndërkohë, anijet plot me emigrantë vazhdojnë të largohen nga bregu pothuajse çdo ditë, nga një kanal i cekët baticash pranë portit të Dunkirkut.

Përgjegjësit për sigurinë kufitare në Mbretërinë e Bashkuar kanë shprehur zhgënjimin për vonesat franceze, duke shtuar se pretendimet e tyre për gatishmëri janë thjesht marifete politike.

Gjatë shpalljes së marrëveshjes disa muaj më parë në Londër, kryeministri britanik Sir Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron e vlerësuan si një hap të rëndësishëm për çështjen e emigracionit.

Skema “një brenda, një jashtë” përfshinte ndalimin e menjëhershëm të personave që mbërrijnë me varka të vogla dhe parashikonte që kjo marrëveshje të zgjaste deri në qershor të 2026.

Një pengesë e madhe, e cituar nga disa burime të BBC, për ndalimin e anijeve në det është frika se kjo do të çonte në më shumë vdekje dhe në ndjekje penale të forcave të sigurisë të përfshira.

Klan News

/tvklan.al