Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë rënë dakord për një marrëveshje të re tregtare dhe atë të mbrojtjes, pesë vjet pasi nisi Brexit-i.
Palët gjithashtu do te bashkepunojne edhe për bujeesine dhe peshkimin.
“Në kohë të pasigurta, një epokë e re nis për mbrojtjen, sigurinë dhe tregtinë, ne do ta bëjmë këtë duke forcuar marrëdhëniet tona me aleatët në të gjithë botën, përfshirë edhe Evropën. Të largohemi nga debatet e vjetra të shohim përpara. Kemi rene dakord për një partneritet të ri strategjik, duke ofruar përfitime reale dhe të prekshme për sigurinë, migrimin e parregullt, çmimet e energjisë, tregtinë agroushqimore dhe më shumë duke krijuar vende pune dhe duke mbrojtur kufijtë tanë”, tha Keir Starmer.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e konsideroi këtë si një kapitull të ri mes dy vendve.
“Kjo është një ditë e madhe sepse tani po kthejmë faqen dhe po hapim një kapitull të ri që është kaq i rëndësishëm në këto kohë. Kemi të njëjtat mendësi. Ndajmë të njëjtat vlera. Është një plan veprimi gjithëpërfshirës i mrekullueshëm qe perfshin sigurinë, mbrojtjen, por edhe bashkëpunimin ekonomik”, tha Von der Leyen.
Partneriteti i ri sigurisë dhe i mbrojtjes synon që industria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar të mund të marrë pjesë në planin e BE-së për një fond prej 150 miliardë paundësh të quajtur Veprimi i Sigurisë për Evropën.
Sa i përket peshkimit, anijet britanike dhe të BE-së do të kenë akses në ujërat e njëra-tjetrës për 12 vjet në këmbim të një reduktimi të përhershëm të dokumentacionit dhe kontrolleve kufitare që kishin penguar prodhuesit e vegjël të ushqimit të eksportonin në Evropë. Britania dhe BE-ja kanë rënë dakord për më shumë negociata mbi një skemë të levizjes së të rinjve për t’u lejuar personave të moshës 18-30 vjeç në keto vende të udhetojne lirisht për një periudhë të kufizuar kohore, me detajet që do të përcaktohen në të ardhmen.
Me pak burokraci per ushqimin dhe permiresim i sigurise energjitike, parashikohet në marrëveshjen e tretë që pas marrëveshjeve me Indinë dhe SHBA-në.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 