Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e konsideron objektiv realist anëtarësimin e Shqipërisë deri në vitin 2030 në BE.
“Për sa i përket Shqipërisë si anëtare në vitin 2030 me të drejta të plota në familjen evropiane, e konsideroj me të vërtetë një objektiv realist nëse punojmë për këtë. Ju po bëni shumë përparim në reforma. E shoh si objektiv realist, por sigurisht, varet nga shtetet anëtare. Ne duhet të punojmë me opinionin publik evropian, sepse kur shohim studime ose sondazhe në shtete të ndryshme anëtare, mbështetja për zgjerimin, ose dritarja e mundësive, po mbyllet përsëri. Ne duhet që në këtë moment ta edukojmë publikun evropian, sepse gjithmonë ka frikë në lidhje me zgjerimin”, deklaroi Kaja Kallas, shefja e diplomacisë evropiane.
Kallas u pyet edhe për dialogun Kosovë–Serbi, suksesin e të cilit e konsideroi të rëndësishëm për integrimin në BE të këtyre dy shteteve fqinje.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
