“Bashkimi Europian kërkon të rishkruajë fatet e krizave më të nxehta globale, nga fronti i luftës në Ukrainë e deri te tensionet përvëluese në Lindjen e Mesme”. Ky ishte mesazhi që erdhi pas takimit të ministrave të jashtëm të bllokut në Luksemburg, ku përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ka zbardhur pikat kyçe të mbledhjes.

Fokus kryesor mbetet mbështetja për Kievin. Kallas deklaroi se pret një dritë jeshile brenda orëve të ardhshme për kredinë masive prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.

Paralelisht, Brukseli po nxiton të zyrtarizojë paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe po rishikon vendimet e bllokuara prej kohësh, përfshirë anëtarësimin e Ukrainës dhe fondet e armatimeve.

Por vëmendja e diplomacisë europiane është zhvendosur fort edhe drejt Lindjes së Mesme.

“Vendi po paguan një çmim të lartë për një luftë që nuk e zgjodhi. Dëgjuam nga Kryeministri Salam rreth bisedimeve të paqes së Libanit me Izraelin dhe përpjekjeve të tij për ta çliruar vendin nga kontrolli i Hezbollahut. Evropa ka angazhuar 100 milionë euro në ndihmë humanitare. Ne gjithashtu vazhdojmë mbështetjen tonë për Forcat e Armatosura Libaneze dhe punojmë për një mision të mundshëm civil të BE-së”, tha Kallas.

Kallas ka theksuar se Teherani do të do të përballet me shtrëngim të masave, ndërsa shtoi se eshtë arritur marrëveshja politike për të zgjeruar sanksionet ndaj Iranit.

Për Gazën dhe Bregun Perëndimor, BE Kallas dënoi ashpër zgjerimin e Izraelit në zonë dhe bëri thirrje për çarmatimin e Hamasit.

“BE-ja është mbështetësi më i madh i popullit palestinez. Këtë javë, unë bashkëkryesova dy takime me mbi 60 delegacione për të vendosur përsëri në tryezë një perspektivë politike për një zgjidhje të ardhshme me dy shtete. BE-ja do të vazhdojë të shtyjë për përmirësimin e aksesit humanitar, të dënojë pushtimet e paligjshme të tokës izraelite në Bregun Perëndimor dhe të bëjë thirrje për çarmatimin e Hamasit”, tha Kallas.

Ndërkohë, një tjetër mision civil do të vendoset në Armeni për të luftuar sulmet kibernetike dhe dezinformimin rus.

Përfaëquesja e Lartë e BE theksoi se Komisiomi Evropian ka propozuar një rikthim të plotë tek marrëveshja e bashkëpunimit të vitit 1978 me Sirinë, për të cilën shtoi se do të diskutohet.

Muajin e ardhshëm, Brukseli do të të presë Ministrin e Jashtëm sirian në një dialog të nivelit të lartë.

Klan News

/tvklan.al