Bashkimi Evropian ka gjobitur Apple me 500 mln € ndërsa Meta është gjobitur 200 milion € për mënyrën se si këto kompani kanë trajtuar të dhënat e përdoruesit.
“Ne kemi për detyrë të mbrojmë të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve inovative në Evropë”, tha komisionerja Henna Virkkunen në një deklaratë.
Dy kompanitë e njohura të teknologjisë kanë reaguar me zemërim, me Meta duke akuzuar BE-në për “përpjekje për të penguar bizneset e suksesshme amerikane”. Të dyja kompanitë kanë 60 ditë kohë për të paguar gjobën ose përndryshe do të rrezikojnë të tjera.
Gjobat janë më të ulëta se disa nga ato të lëshuara nga BE në të kaluarën, por duke pasur parasysh tensionet me SHBA-në ky vendim mund të zemërojë Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Gjobat nuk konsiderohen të mëdha duke pasur parasysh të ardhurat e kompanive të teknologjisë në mbarë botën, por kanë vlerën e tyre duke patur parasysh kontekstin e situatës aktuale ekonomike globale.
Klan News