Bashkimi Europian ka hedhur poshtë këtë të hënë, sugjerimin e presidentit rus Vladimi Putin se ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder mund të ishtë përfqësues i bllokut në bisedimet e mundshme të ardhshme me Moskën mbi sigurinë e kontinentit.
Ministrat e jashtëm, që mbërritën në Bruksel me kryediplomatët e rajonit tonë, shprehën skepticizëm dhe hodhën poshtë çdo rol për ish kancelarin gjerman.
“Nëse i japim Rusisë të drejtën të emërojë një negociator në emrin tonë, kjo nuk do të ishte shumë e mençur. Dhe së dyti, mendoj se Shroder ka qenë një lobist i nivelit të lartë për kompanitë shtetërore ruse. Pra, është e qartë pse Putini dëshiron që të ulet në të dyja anët e tryezës”, tha Kallas.
Ministri gjerman për Evropën Krichbaum, tha se Schroeder, i cili ishte kancelar nga viti 1998 deri në vitin 2005, nuk kishte kredencialet për të qenë një ndërmjetës i ndershëm.
“Ai është, dhe ka qenë, shumë i ndikuar nga z. Putin. Miqësitë e ngushta mund të jenë legjitime kudo në botë, por ato nuk ndihmojnë që dikush të perceptohet si një ndërmjetës i paanshëm”, tha Krichbaum.
Bashkimi Europian ka ndjekur një politikië izolimi ndaj Rusisë që nga pushtimi i ukrainës, me pothuajse 0 kontakte dhe sanksione të vazhdueshme.
Por tashmë në vitin e 5 të konfliktit me asnjë përparim të bërë nga përpjekjet amerikane për negociim, disa zyrtarë evropianë kanë sugjeruar që brukseli të marrë në konsideratë diskutimet e drejtëpërdrejta me Moskën.
TV Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 