Bashkimi Evropian, së bashku me Indonezinë, kanë arritur marrëveshjen politike mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Ekonomik, ose e njohur ndryshe si SEPA.

Marrëveshja u arrit në Bruksel, mes Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidentin e Indonezisë, Prabowo Subianto.

Dyshja mbajti një deklaratë për shtyp, për të sqaruar disa detaje lidhur me këtë partneritet strategjik ekonomik për Indonezinë.

Von der Leyen, u shpreh se kjo marrëveshje u arrit më në fund pas 10 vite negociatash, e për këtë gjë, ajo falenderoi presidentin e Indonezisë për lidershipin e tij.

“Partner si ne duhet të bëjnë bashkëpunime të shumta. Kështu që sot, të dy palët po bëjnë një hap të madh përpara në këtë partneritet, dhe po e bëjmë në tre pika kryesore.

E para është tregtia. Jam shumë e kënaqur të raportoj se sapo kemi arritur një marrëveshje politike, në një marrëveshje ambicioze. SEPA. Pas 10 vitesh negociatash, kemi arritur kulminanten. Ndaj zoti President, dua t’ju falenderoj për lidershipin tuaj”, tha von der Leyen.

Presidentja evropiane cilësoi se ky partneritet mes BE-së dhe Indonezisë shënon një mesazh të fort për të dyja palët, ashtu sikurse dhe përfitimet do të jenë të mëdha. Kjo marrëveshje do të lejojë thellimin e lidhjeve ekonomike BE-Indonezi, ashtu sikurse do të ndihmojë tek industritë kyçe, e në shkëmbimin e materialeve kritike.

“Së bashku po dërgojmë një mesazh të fort për partneritetet e gjata. Partneritete të ngritura në besim, reciprocitet, transparencë dhe virtytë të ndërsjellta. Kjo marrëveshje e re tregtare do të sjellë mundësi të mëdha, tek të dyja popullsitë tona.

Indonezia është një nga ekonomitë më të mëdha në botë, me GPD prej 1.2 trilionë euro.

Së bashku, ne prezantojmë një treg prej 730 milionë njerëz.

Ka mjaft potencial në këtë tregti dhe kjo marrëveshje vjen në kohën e duhur. Sepse, kjo marrëveshje do të hapë marketet, do të krijojë më shumë mundësi në industritë kyçe, aktivitetet e bizneseve dhe shërbimet do të përfitojnë masivisht. Kjo marrëveshje gjithashtu do të ndihmojë në shkëmbimin e furnizimeve, të materialeve kritike”, tha Ursula von der Leyen.

Fjalën e mbajti dhe Presidenti i Indonezisë, i cili u shpreh se SEPA nuk është thjesht një marrëveshje. Për Indonezinë, sipas Subianto-s, SEPA shënon drejtësi, respekt, por dhe ndërtimin e një të ardhme të sigurtë.

“Ky është një moment i rëndësishëm. Pas shumë vitesh pune të palodhur, kemi rënë dakord të ecim përpara. Për Indonezinë, SEPA nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë, por ka të bëjë me drejtësinë, respektin dhe ndërtimin e një të ardhmeje të fortë së bashku. Marrëveshja duhet të mbështesë përpjekjet tona për të rritur industritë tona, për të krijuar vende pune dhe për të forcuar qëllimet tona të zhvillimit të qëndrueshëm . Jemi gati ta finalizojmë atë së shpejti, në një mënyrë që u sjell dobi të dy popujve tanë”, tha Subianto.

Të dy udhëheqësit nënvizuan mbështetjen e tyre për një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, bashkëpunim më të ngushtë të OKB-së dhe përpjekje për paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Evropa dhe Indonezia mbeten të përkushtuara për të forcuar partneritetin ASEAN dhe BE-në, pasi të dyja palët mbështesin në mënyrë aktive paqen, prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Indo-Paqësor.

Po kështu, ata ranë dakord që lidhjet në rritje midis Indonezisë dhe BE-së, të bazuara në vlerat e përbashkëta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duhet të hedhin themelet për një partneritet më të fortë dhe më strategjik në të ardhmen.

/tvklan.al