Soreca: Askush mbi ligjin, duhet edhe më shumë punë për plotësimin e reformës në drejtësi

Reforma në drejtesi mbetet prioritet i Bashkimit Europian në Shqipëri. Ambasadori Luigji Soreca gjatë takimit me ekspertë të EURALIUS-it të cilët janë në përfundim të mandatit dhe që kontribuan për këtë reformë deklaroi se goditja e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë dhe njerëz të drejtësisë është në drejtimin e duhur për të rindërtuar besimin në gjyqësor.

EURALIUS ka qëndruar pranë SPAK-ut për ndërtimin e kapacitetit për të ofruar atë që është ndoshta arritja më e dukshme – sigurisht së fundmi –reforma: duke treguar se askush nuk është mbi ligjin, duke sjellë zyrtarë dhe magjistratë të korruptuar para drejtësisë dhe duke konfiskuar pasuritë e grupeve të krimit të organizuar. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet më shumë, por po shohim frytet e reformës dhe të mbështetjes së BE-së”.

Reforma në Drejtësi mbetet një nga përparësitë kryesore për BE-në në Shqipëri, pasi ka investuar mbi mbi 50 milionë euro, në formën e mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore, granteve dhe formave të tjera të ndihmës deri më tani. Ndaj Soreca tha se do te sigurohet që të mos lërë asnjë boshllëk në mbështetjen e BE-së për drejtësinë shqiptare si një nga kushtet për integrimin e shpejtë në BE.

Klan News