Për mbi tre orë ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe kryediplomatja e BE-së zhvilluan bisedime në selinë e Këshillit të Sigurisë të OKB në Gjenevë me homologun e tyre iranian, Abas Aragçi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë diplomatike për dhënien fund të konfliktit mes Tel Avivit dhe Teheranit.

Kryediplomatët evropianë u shprehën optimistë pas këtij takimi, duke kërkuar prezencën e Uashingtonit në bisedimet e ardhshme.

“Rezultati i mirë është se ne dolëm nga salla me përshtypjen se pala iraniane është në thelb e përgatitur të vazhdojë të flasë për të gjitha çështjet e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të përfshira në këto negociata dhe në një zgjidhje”, shprehet Johann Ëasephul, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

“Ne presim që Irani të jetë i hapur për diskutim, përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara, për të arritur një zgjidhje të negociuar përmes dialogut të kësaj situate krize, rreziku i së cilës për rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe për Evropën, është i konsiderueshëm”, tha Jean-Noel Barrot, ministri i Jashtëm i Francës

Vetëkryediplomati iranian tha se është i gatshëm të përfshihet sërish në bisedimet diplomatike sapo të ndalet agresioni nga Izraeli.

“Sulmet janë një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe se Irani do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes. Dua ta bëjë të qartë si kristali se aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme”, thotë Abbas Araghchi, ministër i Jashtëm i Iranit.

Teksa ka dhënë sinjale lëshimi për reduktimin e pasurimit të uranimit, por duke qenë kundër zerimit të programit bërthamor.

Presidenti amerikan Donald Tramp nga ana e tij është shprehur skeptik për bisedimet e ndërmarra nga BE. Ai për gazetarët deklaroi se Teherani ka kërkuar SHBA-të në bisedime dhe shtoi se nuk mund t’i kërkosh Izraelit që t’i ndalojë sulmet mbi Iran.

Sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit nuk u ndalën këtë të premte pavarësisht bisedimeve në Gjenevë.

Mëngjesin e së premtes, raketat iraniane goditën degën e gjigantit amerikan Microsoft, në parkun e teknologjisë së lartë në Beersheba.

Kryeministri Izraelit Beniamin Netanjahu, pasi vizitoi një zonë të goditur nga raketat iraniane, tha se sulmet ndaj Iranit do zgjasin për aq kohe sa të jetë e nevojshme, dhe se ky shtet nuk mund të ketë armë bërthamore.

Tv Klan

/tvklan.al