Për incidentet e ndodhur në protestën e së shtunës ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë. Në reagim thuhet se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve. Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.

Ai u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Reagimin e BE-së e ka shpërndarë edhe ambasada gjermane, e cila thotë se e mbështet fuqimisht deklaratën kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit.

“Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci”, thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane.

Tv Klan

/tvklan.al