Ministrat e jashtëm të BE-së të mbledhur në Varshavë kanë ofruar mbështetjen e tyre për integrimin e shpejtë të shteteve ballkanike.
Sipas komisioneres për zgjerimin Marta Kos, Mali i Zi dhe Shqipëria do të jenë shtetet e para nga rajoni që pritet të antarësohen brenda mandatit të komisionit aktual evropian në vitin 2029.
Shqipëria u përfaqësua në këtë mbledhje nga Ministri për Evropen dhe Punet e Jashtme, Igli Hasani. Ai theksoi se zgjerimi i BE-së duhet të jetë një prioritet kryesor, pasi garanton të ardhmen e përbashkët të kësaj organizate.
Mbështetje për integrimin ka dhënë edhe shefi i diplomacisë greke Georgios Gerapetritis.
“Ne diskutuam çështjen e zgjerimit të BE-së nështetet e Ballkanit Perëndimor. Greqia ka qenë gjithmonë një forcë shtytëse e përshpejtimit të integrimit të këtij rajoni në familjen evropiane. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë proces. Është e rëndësishme të sqarohet se disa nga parimet e BE-së mbeten të panegociueshme për ne, siç janë angazhimi i tyre ndaj së Drejtës Ndërkombëtare, ndaj Sundimit të Ligjit dhe respektimit të parimeve të Demokracisë”, thotë ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis.
Presidenca polake ka arritur që të bindë shtetet e tjera anëtare që më 22 Maj të mbahet konferenca e 5-stë ndërqeveritare me vendin tonë ndërsa objektivi është mbyllja e kapitujve deri në fund të vitit 2027. Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i mendimeve mbi sfidat aktuale gjeopolitike dhe nevoja për forcimin e qëndrueshmërisë kolektive ndaj kërcënimeve hibride.
Klan News