Presidenti Begaj ka dekretuar në limitet e afateve ligjin e ri për ndarjen administrativo territoriale.

Kreu i shtetit ka zgjedhur të mos e shoqëroi me argumentat juridik dekretin edhe pse reforma territoriale që ul numrin e bashkive u shoqërua me shumë debate politike dhe publike.

Projektligji për ndarjen e re administrativo territoriale mori 85 vota pas mesnatës së 9 tetorit.

Dekretimi dhe më pas hyrja në fuqi e ligjit e ndan vendin në 46 bashki ndërkohë që pritet që parlamenti të vijojë me ndarjen e funksioneve që do të kenë bashkitë e ristrukturuara.

/tvklan.al