Lidhjet historike dhe vëllazërore shqiptaro-italiane nëpërmjet komunitetin arbëresh ishin në fokus të takimit të Presidentit Bajram Begaj dhe homologut të tij italian, Sergio Mattarella në Itali.

Sipas presidentit Begaj, komuniteti arbëresh është themeli i miqësisë mes dy vendeve.

Ndër të tjera, Begajvlerësoi aleancën Shqipëri-Itali, si anëtare në NATO dhe synimin për të qenë bashkë edhe në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu në fund të takimit, krerët e dy shteteve këmbyen dekoratat në nderim të lartë dhe shenjë vlerësimi të ndërsjellë për rolin dhe kontributin e dhënë në këtë miqësi dhe aleancë mes dy shteteve.

/tvklan.al