Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u prit nga qindra anëtarë të komunitetit arbëresh gjatë vizitës së tij në Kalabri, Itali.

Kreu i shtetit e cilësoi komunitetin arbëresh si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se ata përfaqësojnë një lidhje mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes identitetit dhe integrimit të plotë në shoqëri.

Begaj gjithashtu u ndal te angazhimi i përbashkët i institucioneve të dy vendeve për të paraqitur në UNESCO dosjen e “Motit të madh”, një mënyrë për të mbrojtur këtë pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe gjuhësore shqiptare, si dhe për ruajtjen e riteve fetare.

Në komunën e San Benedeto Ulano, presidenti zbuloi bustin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Tv Klan

/tvklan.al