Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit i mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në qendër diskutimeve të samitit ishte integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor, forcimi i sigurisë, bashkëpunimi rajonal dhe krijimi i perspektivave të zhvillimit për qytetarët.

Presidenti Begaj duke u ndalur te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, theksoi ambicien e e vendit tonë për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian në vitin 2030.

Begaj shprehu gjithashtu në këtë forum qëndrimin e Shqipërisë për  përshpejtim të proceseve integruese të Republikës së Kosovës si vend kandidat në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit Begaj, zhvilloi fillimisht një takim me Presidenten e Kosovës Justina Shiroka-Pula.

Duke rikonfirmuar se marrëdhëniet vëllazërore me Kosovën mbeten prioriteti parësor i Shqipërisë, Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe të riaktivizimit të takimeve më të shpeshta të përbashkëta.

Duke iu referuar procesit gjyqësor në Hagë, Begaj përcolli mbështetjen e plotë të Shqipërisë për hapat ligjorë të autoriteteve të Kosovës.

Klan News

/tvklan.al