Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës zyrtare në Vienë, vlerësoi marrëdhëniet me Austrinë, si dhe mbështetjen që ky vend po jep në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me homologun Aleksander Van der Belen, Begaj në konferencën e përbashkët për shtyp në lidhje me integrimit tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi dy vitet e fundit dhe është optimiste për të hapur brenda vitit të gjithë grup-kapitujt, me objektiv kombëtar anëtarësimin në 2030.

Takimin e Komunitetit Politik Evropian, që do të zhvillohet në Tiranë më 16 Maj, Begaj e konsideroi si të rëndësishëm dhe një lajm të mirë për Shqipërinë. Presidenti shqiptar u prit edhe nga kancelari i ri austriak Christian Stocker.

Tv Klan