Presidenti Bajram Begaj ka vizituar komunat arbëreshe në Kalabri. Këtë vizitë, kreu i shtetit e cilësoi një fjalë të mbajtuar për të takuar shqiptarët dhe nderuar emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke vendosur bustet e tij në sheshet e komunave ku ato mungojnë.
Kreu i Shtetit ftoi drejtuesit dhe investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si një portë investimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Me italinë kemi marrëdhënie të partneritetit strategjik. Italia është partneri ynë me shkëmbimet tregtare më të mëdha, e mbi të gjitha, avokatia më e madhe për integrimin tonë në BE”.
Presidenti Begaj për mediat italiane tha se miqësia mes dy vendeve është e hershme dhe strategjike dhe bazohet në shkëmbime tregtare, diplomaci, por edhe në arsim.
“Lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje, e cila bazohet mbi rrënjë të thella, mbi një partneritet strategjik. Jemi vende anëtare në NATO, kemi një avokate shumë të mirë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, siç është Italia, dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë ekonomik dhe tregtar. Nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe në fushën e edukimit midis universiteteve të dy vendeve”, u shpreh Presidenti i Republikës.
Për Presidentin e Republikës këto takime nuk janë vetëm për të ndërlidhur komunitetet arbëreshe me Shqipërinë, por edhe për forcimin e bashkëpunimit me komunat dhe rajonet italiane, për të zhvilluar ekonomitë e të dyja vendeve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 