Ju kujtohet Danna Sultana dhe Esteban Landrau, çifti transgjinor që bëri bujë nëpër mediat e huaja disa kohë më parë?

Ata kanë vendosur të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë. Danna Sultana e cila ka lindur mashkull dhe identifikohet si femër është bërë mjaft e famshme pasi u lidh me Esteban Landrau, i cili ka lindur femër dhe identifikohet si femër.

Çifti u njoh nga e gjithë bota pasi Estebani postoi foto me barkun e rrumbullakosur. Ai ishte shtatzënë.

Sipas mediave të huaja, çifti u bë me fëmijë në mënyrë të natyrshme pasi që të dy kanë organet e tyre natyrore.

Së fundmi ka lindur dhe djali i tyre të cilin e kanë quatuar Ariel dhe çifti është më i lumtur se kurrë.

“Ti erdhe në jetën time për të më mësuar të dua pa kushte”, ka shkruar Danna në një foto që ka pozuar pranë djalit të saj. /tvklan.al