Bekim Sejdiu i propozuar nga Lëvizja Vetendosja dhe Lidhje Demokratike e Kosovës si president, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi tërheqjen nga kjo kandidaturë.
“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si President dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, shprehet Sejdiu.
Për këtë vendim, Sejdiu bën të ditur se ka njoftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Emri i tij si pjesë e marrëveshjes mes Abdixhikut dhe Kurtit u kontestua nga 6 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, çka solli edhe moshedhjen për votim në seancën e Parlamentit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 