Temperatura të larta në Instagramin e Belen Rodriguez. Një foto e shkrepur në sauna, ku modelja argjentinase ekspozon format perfekte, përveç admirimit ka ngjallur shumë kritika.

Komentet negative nuk e trembin aspak Belen, madje u përgjigjet të gjithë konservatorëve se do të mbulohet në moshën 70-vjeçare, tani për tani as që i shkon në mendje .

Me thuajse 8 milionë ndjekës, me mijëra like në çdo foto në pak orë, vajza e urtë që karrierën e nisi dhe po e zhvillon në Itali, është kthyer në “panterën” e showbizit. Ndër më të kërkuarat dhe më të paguarat e spektaklit italian, 34-vjeçarja di si të qendrojë nën refletorët e kuq.

Tv Klan