Ajo është një nga personazhet më të ndjekur të showbiz-it italian dhe si e tillë Belen Rodriguez dhe jeta e saj private bëhet shpesh objekt komenti.

Së fundi në mediat italiane është përfolur se kontribues në bukurinë dhe formën e Belen, mund të jetë edhe bisturia.

Mirëpo modelja argjentinase ka gjetur një formë të veçantë për t’iu përgjigjur polemikave se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, duke postuar një foto kur ishte 15 vjeçe. 

“Le të themi se fati nuk më ka munguar kurrë”, shkruan 33-vjeçarja me ironi, duke lënë të kuptohet se format trupore i ka pasur që në moshë të re, kur ende nuk ishte e famshme. Sipas miqve të saj të afërt, të cituar nga mediat italiane, Rodriguez ka kryer një sërë ndërhyrjesh në fytyrë.

 

Diciamo che la fortuna a me non é mai mancata! #ironia #viamo #15anni #babybely

A post shared by BELEN (@belenrodriguezreal) on

Tv Klan