Sapo është kthyer nga Los Angeles, ku ndodhej për të filmuar një fushatë publicitare, showgirl argjentinase, e njohur në Itali dhe jo vetëm, është “hedhur me kokë” drejt pushimeve në Ibiza.

Edhe pse jo hera e parë, Belen sërish ka vendosur të përshëndesë ndjekësit e saj në Instagram me një zhveshje topless duke dëshmuar edhe njëherë se ka fizik tepër seksi.

Pas mijëra pëlqimeve në rrjet, janë hedhur dyshimet mbi autorin e fotografisë. Në fakt, ditëve të fundit, në media është folur për një riafrim të bukuroshes me ish-bashkëshortin e saj, balerinin italian Stefano De Martino. TV KLAN