Belvedere Korça, rezidenca e vetme malore në vend, ka mirëpritur për herë të parë personazhe të njohur të botës së artit dhe jetës publike. 

Albana Nanaj, Alma Çupi, Fjodora Fjora, Drini Zeqo, Kristina Baki, Orgesa Zaimi, Lindi Islami dhe Venera Lumani, përjetuan një eksperiencë unike gjatë qëndrimit në vilat e rezidencës Belvedere Korça, duke patur mundësinë të eksploronin disa nga atraksionet që ofron qyteti, shumë lehtë të aksesueshme nga ky kompleks turistik. “Happiness is home” ishte tema që bëri bashkë të ftuarit, për të prekur nga afër konceptin mbi të cilin është ndërtuar kjo rezidencë turistike, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.  

Gjatë “Turit të vilave” mysafirët e Belvedere Korça u prezantuan më në detaje me tipologjitë e tyre, ku secila ka një emër karakteristik që përfaqëson kulturën dhe traditën e zonës, si Vila Serenata, Vatra, Bora, Dardha apo Voskopolis. Në fund të turit të ftuarit “zgjodhën” tiplogjinë  që do të dëshironin të kishin në qëndrimin e radhës në Belvedere Korça, e disa prej tyre edhe të vilës që do të donin të kishin të në të ardhmen. 

Arkitektura e projektit, ku është respektuar tradita qytetare korçare me elementë si muret rrethuese prej guri, punimet dekorative, dyert prej druri apo grilat veneciane, ishin detajet që u vlerësuan më tepër, sidomos për të apasionuarit pas rezidencave të tilla malore.

E vendosur në mes të gjelbërimit dhe pozicionimit pranë Parkut Rinia, nuk ishte e vetmja gjë që ata vlerësuan, por edhe teknologjia Passive House si një element inovator që është përdorur në vilat e rezidencës për të garantuar eficencë të lartë energjetike, duke bërë që hapësirat e brendshme të jenë të freskëta në verë dhe të ngrohta në dimër.

Në mes të qetësisë, ajrit të pastër dhe orientimit që mundëson pamje fantastike të Parkut dhe qytetit, miqtë e Belvedere Korça, shijuan larminë dhe autenticitetin e kuzhinës korçare.  

Nata për të ftuarit ishte e gjatë dhe ekzaltuese në Belvedere Korça. Nga serenatat dhe tingujt me kitarë, momentet gazmore, kërcimet e viteve 80-90, atmosfera u ndez pasi të ftuarit artistë nuk mund të rrinin indiferentë në një mbrëmje të tillë. Orgesa, Venera dhe Lindi  dhuruan momente fantastike me këngët që kënduan, të cilëve ju bashkuan edhe Fjodora, Drini dhe Alma, të cilët veç të tjerave e sprovuan veten edhe si këngëtarë. 

Falë infrastrukturës së vilave dhe pozicionimit ideal në mes të qytetit të Korçës, të ftuarit patën mundësinë të shijonin gjatë qëndrimit të tyre aktivitete të preferuara si ushtrimi i yogës në oborr, ecja përgjatë Parkut Rinia, apo vizita në Muzeun e Artit Mesjetar. 

Kombinimi perfekt mes natyrës, kulturës dhe traditës, një karakteristikë e këtij qyteti, është reflektuar më së miri në Belvedere Korça, një destinacion perfekt për të pushuar dhe për t’u argëtuar me miq dhe familjarë. Ky projekt është gjithashtu një zgjedhje e mençur për investim falë Programit të Qiradhënies, i cili garanton një kthim të shpejtë të investimit brenda pak viteve. 

Korça mbetet një qytet i dashur në të gjitha stinët, i vetmi qytet në vend që përjeton turizëm gjatë gjithë vitit, falë asaj çka ofron. Gjatë vitit të kaluar ky qytet ka mirëpritur rreth 20% më shumë turistë se një vit më parë, me një rritje domethënëse të turistëve të huaj. Gjithashtu vlen të theksohet se nga të dhënat e Muzeumeve Kombëtare të Korçës tregojnë për një rritje prej 20,3% të vizitorëve gjatë periudhës Janar-Nëntor të vitit të kaluar.