Ben Affleck nuk është i lumtur që miku i tij në Hollywood, Tom Cruise, është në një lidhje me ish-të dashurën e tij, Ana de Armas.

“Beni është paksa xheloz. Ai e pëlqente shumë Ana-n dhe pastaj ajo u largua dhe kjo e trishtoi atë. Kështu që ta shohë të lumtur me shokun e tij është paksa e çuditshme për të”, thotë një burim për britaniken Daily Mail.

Miqtë e Affleck kanë bërë shaka duke thënë se aktori duhet të hakmerret ndaj Cruise duke u takuar me ish-partneren e tij Katie Holmes, e cila është beqare në këtë periudhë.

Beni ishte në lidhje me de Armas nga Marsi i vitit 2020 deri në Janar të vitit 2021 ndërsa Tom Cruise dhe de Armas kanë qenë në një romancë që nga Dita e Shën Valentinit.

Tv Klan