Romanca me Jennifer Lopez ka përfunduar, por Ben Affleck ka ende dobësi për gratë latine.

Aktori ishte në një restorant luksoz italian për darkë me miqtë ku u pyet se si ndihej të ishte “beqari më i preferuar i Hollywood” në gjuhën spanjolle.

Kjo pyetje e bëri të buzëqeshte aktorin, i cili iu përgjigj “po” në gjuhën spanjolle gazetarit, duke i thënë se jeta si beqar është shumë e mirë.

Pastaj u pyet nëse i pëlqejnë ende latinet, një referencë për disa nga ish-të dashurat e tij të famshme.

“Po, sigurisht që po”, u përgjigj aktori.

Aventura më e fundit romantike e Affleck ishte me yllin e muzikës, Jennifer Lopez. Çifti u fejua në fund të vitit 2002, me plane për një martesë në vjeshtën e vitit 2003, por më vonë e shtynë dasmën dhe u ndanë në fillim të vitit 2004.

Çifti pati shansin e dytë për dashuri me martesën e tyre në Las Vegas në Korrik 2022 por as këtë herë marrëdhënia e tyre nuk funksionoi. Jennifer paraqiti kërkesën për divorc në Gusht të vitit 2024 por divorci u finalizua në Janar 2025.

Klan News