Karim Benzema është shumë pranë transferimit te Al-Hilal, pasi raportohet se palët kanë arritur një akord në parim për një kontratë 18-mujore.
Sulmuesi francez, i cili aktualisht është pjesë e Al-Ittihad, pritet të bëjë lëvizjen e madhe drejt rivalëve blu, një transferim që ka trazuar ujërat në kampionatin saudit.
Ky operacion ishte bllokuar përkohësisht për shkak të kundërshtimit të Cristiano Ronaldos. Portugezi thuhet se ka shprehur rezerva, duke pretenduar se një lëvizje e tillë dëmton fair play-in e kampionatit, duke parë fuqinë e madhe që Al-Hilal do të grumbullonte dhe në shenjë proteste refuzoi të luajë me Al Nassr ndeshjen e kampionatit.
Megjithatë, gazetarë në Arabinë Saudite konfirmojnë se marrëveshja është drejt finalizimit dhe pritet të shkaktojë një efekt “domino” në merkaton saudite.
/tvklan.al












Botërori 2026 
