Karim Benzema nuk është më pjesë e Al Hilal, pasi sulmuesi dhe klubi arab kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të përbashkët.
Francezi është tashmë lojtar i lirë në treg. Gjatë periudhës së tij te Al Hilal, Benzema zhvilloi 13 ndeshje dhe shënoi 10 gola.
Ardhja e sulmuesit anglez Ollie Watkins çoi në përfundimin e parakohshëm të bashkëpunimit me 38-vjeçarin.
E ardhmja e ish-sulmuesit të Real Madridit mbetet ende e hapur, por një rikthim në futbollin europian nuk konsiderohet si opsion.
Benzema mund të vazhdojë karrierën te një tjetër klub i kampionatit të Arabisë Saudite. Alternativa tjetër është tërheqja nga futbolli i luajtur dhe vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët e ardhshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
