11 shtator 2026 – Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, është shfaqur për herë të parë këtë të premte, pas lirimit nga qelia. Siç mund ta shihni edhe në pamjet e siguruara nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ai është futur për rreth 30 minuta në ambientet e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion.
Mirëpo, seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë. Pas daljes nga SPAK, disa protestues i janë drejtuar me thirrjet: Hajdut!
Beqaj fitoi lirinë më 31 korrik të këtij viti, pas 15 muajsh në burg. GJKKO vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Kujtojmë se ai u arrestua në 4 korrik të 2024-ës për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Ish-ministri u mor i pandehur nga SPAK, ku u hetuan abuzimet me fondet e kësaj agjensie, që koordinonte fonde të BE-së.
Në përfundim të hetimeve iu komunikuan 4 akuza, ajo e përfshirjes në korrupsion gjatë drejtimit të kësaj agjensie, mosdeklarimit të pasurisë, mashtrim me pasoja të rënda dhe shkelje të barazisë në tendera.
Avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj, ka deklaruar më herët se lehtësimi i masës së sigurisë i jep mundësi Prokurorisë së Posaçme të provojë akuzën, e cila për të mbetet ende e paqartë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
