Në një rrëfim personal mbi jetën e tij Berat Buzhala ka hapur zemrën për herë të parë në “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Ai tregoi dy amanetet që i ati i ka lënë në jetë. Fatkeqësisht, babai i Beratit u nda nga jeta pak vite më parë pas betejës me Covid-19.

Asia: Çfarë ka qenë një porosi që babi të ka thënë?

Berat Buzhala: Porosia e babait ishte kujdesu për motrën dhe vëllain e vogël. Ai vdiq para katër vitesh nga Covid-i. Në 2012 pas një ataku në zemër më la amanet të bëj një fëmijë. Dhe bëra djalin Gega, emri i gjyshit, që u vra në bombardime gjatë luftës së Kosovës./tvklan.al