Berati po përjeton në këtë periudhë një fluks të shtuar të vizitorëve. Janë të shumtë ata të cilët zgjedhin të qëndrojnë në qytetin e një mbi një dritareve, një pasuri e UNESCO-s. Rrugët e gurta të qytetit janë plot me turistë nga shtete të ndryshme. Interes i lartë ka për lagjen Kala që tërheq me historinë dhe trashëgiminë e pasur dhe vizitorët kanë mundësi të mësojnë më shumë për qytetin që ruhet si pasuri botërore. Ata thonë se u pëlqen veçanërisht arkitektura dhe mikpritja beratase.

Turistët vijnë të organizuar në grupe dhe shoqërohen nga guida, të cilat thonë se tashmë Berati është kthyer në një destinacion të padiskutueshëm.

Interesi është më i lartë gjatë muajve të verës, ndërsa guidat turistike thonë se prenotimet vijojnë deri në muajt e vjeshtës.

Zhvillimi i turizmit i ka dhënë një tjetër hov ekonomisë lokale. Bizneset po shtohen vit pas viti jo vetëm në lagjen Kala, por edhe në zona të tjera, ndërsa kapacitetet po shtohen.

Për shkak të fluksit të shtuar të vizitorëve, bashkia e Beratit ka marrë disa masa. Për të lehtësuar lëvizjen, në lagjen Kala është vendosur ky tra. Nuk bëhet fjalë për ndonjë pagesë, por thjesht ndalohet hyrja e automjeteve në këtë zonë, përveç makinave të banorëve rezidentë. Po ashtu, në shërbim të vizitorëve janë vendosur autobusë elektrikë.

Në vitin 2025 Berati u vizitua nga rreth 1 milion turistë, ndërsa këtë vit shifrat parashikohen që të jenë më të larta.

Me ndërthurjen e natyrës, historisë dhe trashëgimisë kulturore, Berati po tregon se nuk është një stacion kalimtar, por një destinacion kryesor i turizmit kulturor në vendin tonë.

Klan News

/tvklan.al