“Albanian Files” është dosja që dëshmon se pronat në zonat turistike në Shqipëri i janë shitur trafikantëve të drogës sipas kryetarit të PD.

Në konferencën për mediat Sali Berisha tha se SPAK ka nisur hetim për “Albanian Files”, ndërsa kryeministrin Edi Rama e akuzoi si përfituesin kryesor nga skemat e korrupsionit që janë përdorur në qindra projekte që ndodhen në këtë dosje.

Teksa shprehet skeptik për hetimet e SPAK, Berisha u kërkon agjencive ndërkombëtare që të nisin hetimet për “Albanian Files”.

Berisha u pyet edhe për reformën zgjedhore, për të cilën bëri të qarta kërkesat e PD, listë të hapur për kandidatët për deputet në zgjedhjet parlamentare dhe listë të hapur për kandidatët në këshillin bashkiak.

Kreu i demokratëve thotë se PS, ashtu si me reformën territoriale, po tenton që edhe reformën zgjedhore ta miratojë në mënyrë të njëanshme në parlament.

/tvklan.al