Për Sali Berishën, amnistia penale e miratuar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës është goditje ndaj drejtësisë dhe në favor të krimit. Nga selia blu, kryedemokrati shpjegoi edhe arsyen e bojkotit të opozitës në seancën plenare të së enjtes.
“Edi Rama ka shtuar amnistinë në një rit të përvitshëm, në të cilin ai shumëfishon kriminalitetin, në të cilin godet rëndë drejtësinë. Amnistitë bëhen periodike dhe jo çdo vit. Ata sollën amendamentin, në të cilin donin të ndërprisnin proceset gjyqësore, gjë e cila kishte të qartë Lubi Ballukun dhe të tjerë. Ne këtë nuk e aprovojmë kurrë. Specialistët tanë konstatuan se ligji që kanë hartuar këta i detyron shumicën e atyre që gjoja përfitojnë të kalojnë nga Gjykata e Apelit. Kjo për qëllime të mbrapshta. E bënë amnistinë, nuk jemi ne për të përvitshme, por kjo e shndërron amnistinë në një proces gjobash universale për ata që janë dënuar. Ata me pabesi të plotë futën edhe njerëz të dënuar për korrupsion e me radhë”.
Edi Ramën e akuzoi sërish për favorizim të grupeve kriminale me troje në bregdet. Pa komentuar nuk la edhe incidentin e shënuar gjatë tubimit të djeshëm mes protestuesve dhe mbështetësve të opozitës përpara selisë blu, pas së cilit tha se i dinte edhe emrat e atyre që fshihen.
“U them demokratëve se gjethet e degëzat s’duhet të na pengojnë të shohim trungun madhështor të kësaj proteste rinore. Përpjekja për të krahasuar Ramën me Berishën lidhet me opozitën vegël e qeverisë, të paguara nga armiku i përjetshëm i Berishës, Xhorxh Soros. Thirrja ime për demokratët është që të marrin pjesë masivisht në këtë protestë. Mbështeteni me të gjithë forcën tuaj. Janë si miza që i ngjitet kalit dhe kujton se po tërheq karrocën”.
Edhe në këtë dalje, Berisha u bëri sërish thirrje demokratëve që t’i bashkohen lëvizjes rinore pa përdorur simbolet partiake.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 