Sali Berisha akuzoi Ministrin e Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla se rezulton të jetë i përfshirë në dosjen “Metamorfoza 2”.

Sali Berisha: Personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Tualant Balla me tre mbiemra.

Ish-kryeministri hodhi akuza në adresë të SPAK-ut, që sipas tij është përfshirë në pazare.

Sali Berisha: Partia Demokratike deklaron se kjo gjendje katastrofale, kjo lojë kriminale me kallp mandate e Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale është dëshmi e pazareve prej qindra mijëra dhe miliona euro për çdo mandat arrest që kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandat-arrestit të tyre.

Berisha thotë se gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mandate arresti lëshuar nga SPAK-u, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale, ndërsa 97 mandate për persona që kanë qenë të lirë.

Tv Klan