“Ka marrëveshje me Ramën, investigoni përfitimet e tij”

Ndryshimin nga qëndrimi i bërë publik në 2018 i Lulzim Bashës, Sali Berisha në studion e Zonës së Lirë e cilëson si pabesi njerëzore.

Arsyet përse Lulzim Basha vendosi ta largojë nga grupi parlamentar Berisha thotë janë krejtësisht personale.

Berisha këmbëngul se vendimi i Bashës është i diktuar nga një marrëveshje me Edi Ramën dhe zbulon se kishte informacione informale që Basha kishte gisht në vendimin e DASH për ta shpallur non grata.

Por çfarë përfiton Basha në opozitë të bëjë marrëveshje me Ramën që ka çdo pushtet në duart e tij?

Ish-Kryeministri zbulon dhe detaje nga biseda e një nate më parë kur Basha e informoi vetëm 20 minuta përpara se të bënte publik vendimin.

SHBA, sipas Berishës, pavarësisht se janë partnerë strategjikë, nuk mund të ndërhyjnë në sovranitetin e një force politike.

Po a do të kishte kosto Partia Demokratike nëse do t’i thoshte jo kërkesës së amerikanëve? Berisha tregon një rast kur Basha ka pasur guximin t’i kundërshtonte.

Ish-Kryeministri, për herë të parë bën përgjegjës Lulzim Bashën për humbjen në zgjedhje, që sipas tij, nuk do ta çojë dot asnjehërë PD në pushtet.

Përsërit se Sorosi ishte i iniciuesit dhe sponsorizuesi i vendimit të DASH dhe thotë se vendimi i Lulzim Bashës për largimin e tij nga partia do t’i nënshtrohet gjykimit të anëtarësisë gjatë një turi që ai do të nisë shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë.

Tv Klan