Për Sali Berishën, protesta kombëtare e 11 Korrikut ishte dita e besës së madhe ku shqiptarët dëshmuan qëndresën e tyre për të rikthyer në vend votën e lirë dhe rotacionin politik.

Në një mesazh falenderues për të gjithë ata qytetarë që qëndruan në bulevard pavarësisht temperaturave të larta, Berisha foli për një betejë pa kthim deri në largimin e atij që e cilëson regjim të Kryeministrit Edi Rama.

“Ne hapëm siparin e një beteje të re, të vështirë, jetike e vendimtare për çlirimin dhe shpëtimin e Shqipërisë, rikthimin e votës së lirë, rotacionit dhe demokracisë në Shqipëri. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira, ai është një armik i egër i votës dhe i vetë qenies shqiptare. Ndaj dhe si një popull i civilizuar duhet të shkojmë drejt qeverisë teknike, rotacionit të pushtetit dhe votës së lirë”.

Pas protestës së djeshme, opozita ka paralajmëruar tubimin e radhës të enjten.

Tv Klan