Lideri i opozitës, Sali Berisha e cilësoi sukses protestën kombëtare të së shtunës, duke deklaruar se studentët me guximin e tyre treguan se ishin të zotët e Tiranës, pavarësisht përpjekjes për shtypjen e saj nga ana e qeverisë.
Ndërsa, një qendrim pati edhe për incidentin që ndodhi mes disa protestuesve dhe deputetëve të PD-së përpara Ministrisë së Arsimit, duke i cilësuar këto si përpjekje të nxitura nga Rama, me qëllim përçarjen e protestës.
Sipas tij, zgjidhja e vetme është dorëheqja e Ramës nga posti i kryeministrit dhe për arritjen e këtij qëllimi ftoi të gjitha forcat politike të mbështesin protestën e studentëve.
Lideri i opozitës kërkoi që policia të lirojë protestuesit e arrestuar këtë të shtunë.
/tvklan.al












Botërori 2026 