Pas dëshmisë të dhënë në media nga ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj, kreu i demokratëve Sali Berisha paralajmëroi se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.

“PD do kërkojë hetim ndërkombëtar për vjedhjen e shekullit dhe nuk e heq nga axhenda pa parë para ligjit Edi Ramën, Agaçin, Veliajn, Dumanin dhe hajdutë të tjerë.”

Berisha iu drejtua edhe me një mesazh autoriteteve zvicerane, vend ku është strehuar ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare dhe i vënë nën akuzë nga SPAK-u për korrupsion, pastrim parash, dhe fshehje të pasurisë.

“PD ju bën thirrje autoriteteve helvetike të mbrojnë jetën e dëshmitarit të opinionit publik, Arben Ahmetaj pasi jeta e tij kërcënohet në mënyrën më serioze nga kreu i mafies më të rrezikshme, Edi Rama.”

Sipas kreu të demokratëve, jo vetëm SPAK-u, por edhe AKSHI janë kthyer në kopshtin privat të kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij për tendera korruptive.

Tv Klan