Sali Berisha u shpreh i gatshëm të ulet në tryezën e negociatave me të gjitha partitë opozitare pa paragjykime për kandidatin e Tiranës.

Aleatët e tij, por edhe kundërshtarët ideologjikë i ftoi që të ndjekin këshillën e ndërkombëtarëve me qëllim arritjen e një fronti sa më të gjerë për largimin e Edi Ramës.

Edhe në këtë dalje përpara mediave prerazi përjashtoi çdo mundësi për identifikimin elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit.

Pavarësisht votës kundër të shumicës ndaj propozimeve të demokratëve në parlament, Berisha thotë se në seancën plenare të 26 nëntorit opozita do paraqesë amendimet e saj për projekbuxhetin dhe paketën fiskale kur pritet edhe miratimi për nen e në tërësi.

Sërish iu rikthye akuzave ndaj qeverisë për kontroll të mediave dhe censurë ndaj opozitës.

/tvklan.al