Nga Kavaja Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kujtoi 26 Marsin e vitit 1990 ditën kur qytetarët e saj u ngritën kundër diktaturës, duke shënuar revoltën e parë kundër diktatit.
E ndaj kësaj revolte kundër nënshtrimit, kreu i selisë blu shpreu nderim për të gjithë ata që treguan guxim dhe trimëri për lirinë.
Deklaratën e bëri në darkën e iftarit të Natës së Kadrit, të shtruar nga Kryetari i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja, ku ndau dhe urimin e tij për besimtarët muslimanë.
Veç mirënjohjes kryedemokati foli për shpresën se natën tjetër të Kadrit demokratët ta festojmë në kushte krejt të tjera.
Tv Klan