Me parimin e njohur të strategjisë dhe diplomacisë se “armiku i armikut tim është aleati im në betejë”, Sali Berisha dorën e bashkëpunimit e shtriu me këdo që është kundër kryeministrit Rama, përfshi kryebashkiakun Erjon Veliaj dhe ish-kryeparlamentaren Elisa Spiropali e përjashtuar nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste gjatë punimeve të Asamblesë së kësaj force politike.
Deklaratën kryedemokrati e bëri jashtë ambienteve të SPAK ku tha se duke nisur nga kjo e hënë vendosi ta pagëzojë këtë organ me një tjetër emër në recetën e rradhës që tha se i kishte lënë Altin Dumanit.
Pas ish kreut të SPAK në shënjestër vuri edhe kreun e qeverisë dhe zyrtarë të Partisë Socialiste.
Pa komentuar nuk la edhe punimet e Asamblesë së Partisë socialiste.
Për të gjithë ata që e shënjestrojnë se është larguar nga protestat, Berisha ka vetëm një mesazh.
Ndaj dhe thirrjen e tij e adresoi së pari ndaj qytetarëve që të bashkohen në mbrojtje të protestës kombëtare të thirrur në 28 nëntor për largimin e Edi Ramës.
/tvklan.al












Botërori 2026 