Mosekzekutimin e himnit kombëtar shqiptar në Festivalin Folklorik të Maqedonasve në Pustec, kryetari i PD-së, Sali Berisha, e cilëson si një akt të papranueshëm, duke iu bashkuar kështu të njëjtës linjë reagimi me qeverinë. Por, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha pati rezerva për mënyrën se si reagoi Kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Jashtme.
Idenë për krijimin e një shteti Bektashi, Berisha e sheh si një përpjekje antikushtetuese dhe, sipas tij, do t’i shërbejë për interesa personale vetëm të kryeministrit Rama.
I pyetur nga qytetarët nëse zjarret në vendin tonë kanë lidhje me favorizimin e paketës së maleve, kryetari i PD-së u përgjigj me një shprehje popullore.
Lideri i demokratëve theksoi përsëri se vendi ndodhet në duart e krimit për shkak se vetë qeveria mbështet grupet kriminale që të investojnë në biznese.
Për Berishën, e vetmja rrugë e largimit të kryeministrit Edi Rama janë protestat qytetare.
Demokratëve u bën thirrje për të qenë pjesë e protestave qytetare, ndërsa cilësoi ditë të rëndësishme për PD-në mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 27 gusht në orën 18. Në këtë mbledhje do të diskutohet për riorganizimin e brendshëm të partisë, si dhe për koordinimin e qëndrimeve të selisë blu në sezonin e ri politik.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 