Edhe Sali Berisha ka shprehur keqardhjen për incidentin e krijuar në Pustec, në aktivitetin ku ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ku nuk u ekzekutua himni shqiptar, por vetëm ai maqedonas. Por përgjegjës për të është kryebashkiaku socialist i Pustecit, ndaj e cilëson të turpshëm mbrojtjen që iu bë atij nga kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm.
Berisha është pozicionuar edhe njëherë kundër ndërtimit të një shteti të Bektashinjve, ndërsa di arsyet përse Rama e shtyn përpara një ide të iniciuar nga vetë ai.
Për të përshpejtuar largimin nga pushteti, Berisha thotë se protestat janë vendimtare, ndaj kërkon që në shtator pjesëmarrja të jetë masive nga të gjithë demokratët, organizimi për të cilin do të diskutohet dhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që do të mbahet të enjten e 27 gushtit.
Kryedemokrati ripërsërit akuzat se krimi po qeveris vendin dhe po drejton turizmin, ndaj premton ngritjen e një strukture për t’i dhënë fund kësaj situate kur demokratët të vijnë në pushtet.
Edhe për zjarret bën përgjegjëse qeverinë, duke mos përjashtuar mundësinë se janë vendosur për t’i hapur rrugën investimeve të Paketës së Maleve.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 