Ish-kryeministri Sali Berisha dhe të pandehurit e tjerë në dosjen e njohur si “Partizani” kërkuan para Gjykatës së Posaçme pavlefshmëri absolute të dosjes së SPAK që i akuzon për korrupsion e pastrim parash.
Avokatët e ish-kryeministrit thanë se akti i marrjes si i pandehur dhe çdo akt që rrjedh pas kësaj është bërë pasi SPAK ka marrë kompetencat e Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese duke vlerësuar ligjet dhe nevojën e tyre.
“Prokuroria ka bërë gjyqtarin, ka tejkaluar kompetencat, ka marrë rolin e Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese, qeverisë…”
Pavlefshmëri u kërkua edhe për vendimet e dhëna nga gjyqtarja Irena Gjoka, që sipas avokatëve është gjyqtare që ka qëndruar në detyrë në kundërshtim me ligjin.
Mbi paligjshmërinë e Gjokës para SPAK foli edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u paraqit këtë të hënë në zbatim të masës së sigurisë.
“Prokuroria e Përgjithshme ka kthyer përgjigje dhe konfirmon autenticitetin e dokumentit që kam sjellë për ju në maj për gjyqtaren me pesë mbiemra…”
Seanca e radhës për dosjen Partizani do të mbahet më 29 shtator, ora 11:00, kur pritet që treshja e gjyqtarëve të posaçëm të shprehet mbi kërkesat.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 