Nga SPAK-u ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitje” Sali Berisha foli për një marrëveshje të fshehur mes Kryeministrit Rama, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Dhomës së Avokatisë lidhur me ndryshimet në kodin e procedurës penale.
“Heshtja e tyre nënkupton se këta janë pjesë e komplotit që i bëhet këtij vendi për të shkatërruar hetuesinë tani që në skenë erdhi Edi Rama me hajdutët e tij. Kemi të bëjmë me këtë heshtje, me një marrëveshje trelaterale, Padrino-SKAP-Dhomë Avokatie.Çfarë qenka kjo, të gjobitësh qytetarët pse thirresh për të dhënë një sqarim, një dëshmi, të marrësh avokat me vete? Pra, heshtja e tyre tregon se kemi të bëjmë me një marrëveshje midis tyre dhe Edi Ramës, unë gjithnjë u kam deklaruar ju se ky është një seksion i shpifur i PS”, tha Berisha.
Edi Ramën e akuzoi se me amendimet e bëra në draft ku sipas tij preket edhe liria e medias ka rikthyer modelin e sigurimit të shtetit.
“Ka marrë krejtësisht modelin e vjetër. Ka marrë modelin e diktaturës, është vendosje e diktaturës dhe unë ftoj gazetarët të mblidhen me urgjencë dhe të reagojnë ndaj këtyre ligjeve, të cilat, e vërteta është, vendosin censurë të rrezikshme ndaj tyre”, tha Berisha.
Nisur nga çështjet që janë në hetim nga ky organ, kryedemokrati tha se Hyseni, Agasi e Beqiri kanë nisur të flasin pas pabesisë që sipas tij Edi Rama i bëri të vetëve pas zbulimit të aferave korruptive.
Prerazi mohoi një takim me Edi Ramën në Rinas teksa nisej drejt Strasburgut ndërsa kundërshtari i tij politik kthehej nga SHBA.
/tvklan.al












Botërori 2026 