Kryetari i partisë demokratike Sali Berisha kërkon që presidenti i Republikës Alfred Moisiu të mos qëndrojë i heshtur në këtë periudhë të ashpër kundër shtypit i ushtruar nga kryeministri Fatos Nano. Për lirinë e medais deputetët e partisë demokratike do të kërkojnë një debat parlamentar.

Sali Berisha: “Që të hesht si fija e barit kur bëhet një fushatë fashiste gestapoide kundër shtypit nga zyra e kyreministrit, është gjëja më e papranueshme. Të siguroj ju që do ketë edhe nisma ndërkombëtare, siç ka patur do ketë dhe tjera, në mbrojtje të shtypit shqiptar.”

Çështja e Telecom-it ka qenë pika kryesore e konferencës së shtypit. Berisha e cilëson këtë si të vetmen sipërmarrje shqiptare dhe çështjen më të rëndësishme për parlamentare të opozitës pasi të përfundojë debati i pronave. Sipas Berishës, komisioni hetimor i ALBtelecom ishte vetëm kapitulli i parë i betejës për të ballafaquar vjedhjet, pasi një kapitull i dytë do të vijojë më pas për demokratët në mënyrë që kryeministri Fatos Nano të mos gëzojë fitimet e ALBetelcom-it, ndërsa për ndërprerjen e lëvizjes “Nano ik!”, Berisha e quajti këtë strategji të partisë demokratike duke mos dhënë sqarime të mëtejshme. /tvklan.al