Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nisur vizitën e tij njëjavore pas 14 vitesh mungese, që kur mbante postin e kryeministrit në vitin 2012.
Në mesazhin e parë pas mbërritjes, kryedemokrati e cilësoi këtë udhëtim dhe takimin me shqiptarët e Amerikës si një moment me rëndësi të veçantë për të dhe për opozitën shqiptare, ku në dalje të aeroportit e prisnin disa dhjetëra shqiptarë të diasporës.
Vizita e Berishës në SHBA parashikon një agjendë të ngjeshur takimesh me komunitetin shqiptar dhe përfaqësues të diasporës, ku ndalesën e parë do ta ketë në 6 shtator të dielën në New Jersey.
Më pas, agjenda parashikon vijimin e udhëtimit drejt Teksasit dhe takime me senatorë e kongresmenë amerikanë.
Kryedemokrati do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane që do të mbahet më 9 dhe 10 shtator në Dallas, Teksas.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 