Rrezik për Europën e ka cilësuar kryetari i PD, Sali Berisha, qeverinë “Rama” në mbledhjen e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane në Strasburg. Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha thotë se trafiku i drogës nga Shqipëria në vendet e tjera të Europës e ka kthyer vendin tonë në një qendër të madhe të pastrimit të parave.

“Paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narko-shteti shqiptar me në krye Edi Ramën për sigurinë e vendeve të Europës dhe rajonit”.

Para përfaqësuesve të Partive Popullore Europiane, Berisha ka theksuar se korrupsioni është një problem madhor në Shqipëri, pasi mbështetet edhe nga qeveria.

Në këtë mbledhje, Berisha ka folur edhe për barazinë gjinore, duke akuzuar kryeministrin Rama se po shkatërron vlerat e familjes.

“Fëmijëve në kopësht e shkolla u jepen tekste e figurina e gjëra për t’i manipuluar në drejtim të ndryshim të gjinisë”.

Denoncimet e kryedemokratit vijnë pas paralajmërimeve të PD se për çdo denoncim ndaj qeverisë “Rama” do të informohen edhe faktorët ndërkombëtarë.

Klan News

/tvklan.al