Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është nderuar me Çelësin e Qytetit të Mesquite në Teksas nga Kryebashkiaku Daniel Aleman.
Gjatë ceremonisë, Aleman e cilësoi Çelësin e Qytetit si nderimin më të lartë qytetar që bashkia mund t’i japë një personi.
Sipas tij, ky vlerësim përfaqëson respektin, besimin dhe marrëdhëniet e veçanta mes komunitetit të Mesquite dhe shqiptarëve.
Nderimi për Berishën thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike vjen si vlerësim për kontributin e tij në drejtimin politik të Shqipërisë dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
/tvklan.al












Botërori 2026 