Zyrtarë të lartë dhe punonjës të administratës janë përdorur nga qeveria për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit duke u premtuar vende pune, sipas kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Në konferencën për mediat, kryedemokrati publikoi të dhëna që sipas tij, janë marrë nga një laptop, i cili përmban dokumente që vërtetojnë denoncimin e tij.
“Ata janë masivisht zyrtarë të administratës, janë zyrtarë të institucioneve të ashtuquajtura të pavarura, janë në polici, gjykata, prokurori, janë në ndërmarrjet publike.”
Berisha tregon edhe se si këto të dhëna erdhën në dorën e tij.
“Hakerat, hakerat janë, hakerat.”
Përsëri Berisha shprehet mosbesues ndaj hetimit të drejtësisë për krimet elektorale, ndërsa ka vijuar akuzat ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.
Pas akuzave për parregullsi dhe manipulim të votës së Diasporës, Berisha thotë se këtë çështje do e dërgojë në Gjykatën kushtetuese, në mënyrë që t’i hapë rrugën për të ngritur padi në gjykatat ndërkombëtare.
Në vijim të denoncimeve për manipulim të zgjedhjeve, Berisha pati kritika edhe për mediat në vend.
Kryetari i PD-së thotë se ndërkombëtarët janë të informuar se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale dhe për këtë arsye sipas tij, kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj komunitetit ndërkombëtar.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 